KFOR teston gatishmërinë me Black Hawk gjatë patrullimit në jug të Kosovës
Ushtarë të këmbësorisë gjermane, të mbështetur nga aviacioni amerikan dhe njësitë e asgjësimit të municioneve shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale-Lindje e misionit të KFOR-it, kryen stërvitje me helikopter në jug të Kosovës.
Përmes helikopterëve UH-60 Black Hawk, trupat zbarkuan për të mbështetur një patrullë të pavarur në terren.
Trajnimi kishte për qëllim përmirësimin e lëvizjes së shpejtë ajrore, procedurave të zbarkimit dhe bashkërendimit ndërmjet njësive të këmbësorisë, aviacionit dhe EOD-së.
“Përmes aktiviteteve të tilla të përbashkëta, KFOR-i vazhdon të mbajë kohezionin dhe efektivitetin e forcave shumëkombëshe, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet tutje në njoftim.
Misioni i NATO-s në Kosovë punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si pjesë e përgjigjes ndaj sigurisë. /Telegrafi/
KOHA JONË SONDAZH

