Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:14 Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama! Nga Erion Veliaj PARTIA SOCIALISTE ËSHTË MË E MADHE SE KRYETARI I SAJ! Sot, nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin, iu drejtova…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kokëdhima: Shkarkimi i Kurtit në emër të proamerikanizmit, turpërues për deputetët e Kosovës

Aktualitet E diel, 5 Prill 2020 19:21
Kokëdhima: Shkarkimi i Kurtit në emër të proamerikanizmit, turpërues për deputetët e Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, theksoi se shkarkimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ishte akt i papërgjegjshëm i LDK-së.

Kokëdhima, tha se as Kosova dhe as kombi shqiptar në tërësi, nuk meritojnë këso sjelljesh.

Sipas tij, argumenti se Kurti po rrezikon ta bëj Kosovën anti-amerikane është naiv dhe i dëmshëm për Kosovën.

Si e keni parë lëvizjen e fundit politike që çoi në rrëzimin e qeverisë në Kosovë?

Kokëdhima: Si një akt të papërgjegjshëm dhe trashanik të elitës politike. Nuk e meriton as Kosova dhe as kombi ynë këtë gabim me pasoja në kohë pandemie. LDK u shpreh si tejet e lënduar në sedër nga gjesti i panevojshëm i shkarkimit të Agim Veliut pas deklaratave provokuese të këtij të fundit. E ndoqa debatin për mocionin. Argumenti i këtij debati përmblidhet pak a shumë në atë se Kurti po rrezikon ta bëjë Kosovën anti-Amerikane dhe se LDK me të tjerët ‘nuk ia lejon’ këtë politikë ‘plangprishëse’. Kjo qasje është e rrezikshme, naive dhe e dëmshme për Kosovën. Shqiptarët janë dhe do të mbeten populli më pro-amerikan në botë dhe kjo ka shpjegimet e veta. Partia ‘Zgjidhja’ që unë drejtoj e ka përcaktuar në programin dhe në politikën e vet se SHBA-të janë i vetmi aleat strategjik për Shqipërinë. Shqiptarët do t’u mbeten përjetë mirënjohës SHBA-ve, NATO-s dhe aleatëve të tyre për çlirimin e Kosovës.

Deputetët e Kosovës zgjidhen nga populli i Kosovës. Ata nuk mund ta edukojnë veten dhe popullin me idenë se kjo apo ajo është e pranueshme dhe e drejtë për ne përderisa e kërkon Amerika. Zyrtarët e huaj, kushdo qofshin e ngado të vijnë nuk zgjidhen apo emërohen nga populli shqiptar, nuk japin llogari para institucioneve tona dhe jo domosdoshmërisht mbrojnë apo përfaqësojnë interesat e popullit Shqiptar. Elita e korruptuar e Tiranës vepron e justifikohet njësoj kur do që të shesë si të drejta paudhësitë e saj, servilizmin ndaj të huajve dhe shitjen e tradhëtimin e interesave të larta të shtetit dhe të kombit tonë me vullnet të lirë apo nën shtrëngim e nën shantazh. Kështu vepruan për dekada e shekuj turkoshakët shqiptarë që shërbyen me servilizëm ndaj Portës së Lartë. Ata punuan për përfitime personale dhe kundër interesave të kombit shqiptar me lajtmotivin: E di Baba, e do Baba! Dhe kështu ne dolëm nga sundimi otoman si kombi më i humbur dhe tragjikisht i sakrifikuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ne kemi nevojë për miqësinë, mirëkuptimin dhe mbështetjen e SHBA-ve. Shqiptarët do të punojnë vazhdimisht e sinqerisht për zgjerimin e bashkëpunimit politik, diplomatik, ekonomik dhe ushtarak me SHBA-të. Por, këto ne nuk mund ti arrijmë duke bërë gjëra të këqia e të turpshme për vendet e interesat tona. Akti i shkarkimit të Kurtit në emër të proamerikanizmit të Kosovës është turpërues për deputetët e çdo parlamenti, lutem që të jetë e fundit herë në historinë e shteteve tona. Nuk duhet të jetë kurrë pjesë e debateve parlamentare apo argument në mjedisin politik shqiptar proamerikanizmi i zyrtarëve të korruptuar këtej e andej kufirit. Në asnjë rrethanë, deputetët e Kosovës nuk mund të votojnë kundër interesave të larta shtetërore e kombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës siç këto interesa përkufizohen literalisht në kushtetutën aktuale të Kosovës edhe po t’ua kërkojnë tërë bota, Krishti dhe Muhameti së bashku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria Kurti u shpërbë shumë shpejt. A është edhe Albini një politikan tanimë në rënie?

Kokëdhima: Rrëzimi i Kurtit u sponsorizua për t’i dhënë një drejtim tjetër bisedimeve dhe planeve të paqes me Serbinë. Fati politik i Kurtit është i lidhur me fatin e VV-së. Qeveria e 50 ditëve e ka rritur reputacionin e VV-së. Me këtë që ndodhi kanë humbur Kosova dhe shqiptarët.

Mund t'ju interesojë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 48 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 1 ore
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 1 ore

Qeveria e Kurtit ishte pa një bazë solide, me një shumicë të ‘sajuar’. Misioni i VV-së duket se është të sjellë një elitë të re politike në Kosovë. Por Vjosa Osmani është e vetme dhe e ka të pamundur tani për tani që të reformojë e ta bashkojë LDK-në në këtë rrjedhë. Ja pse aleanca VV+LDK nuk mund të jetë e qëndrueshme. Albin Kurti dhe VV kanë përgjegjësi për pasojat që mund të kenë Kosova dhe çështja shqiptare edhe nga kjo krizë. Kurti u përpoq më shumë nga kushdo për t’i dhënë përfitime Kosovës nga heqja e taksës 100 % ndaj mallrave serbe. Ai, madje, e mbrojti këtë taksë përtej mundësive të qeverisë së tij. Më ka munduar pyetja se si nuk e gjetën gjuhën e bashkëpunimit Kurti me Haradinajn të paktën për zëvendësimin e tarifës me reciprocitetin. Ky do të ishte maksimumi që mund të merrte Kosova.

Objektivat e VV-së dhe romantizmi i Kurtit për qeverisjen e Kosovës me duar të pastra e bashkoi gjithë elitën e vjetër rreth mocionit të mosbesimit. Nervozizmi i elitës së vjetër politike të Kosovës dhe interesat e Serbisë nuk i lejuan Kurtit as 100 ditë në pushtet.

Kurti përmendi edhe ambasadorin Grenell si të përfshirë në rrëzimin e tij, që të realizohej plani Thaçi-Vuçiç për shkëmbimin e territoreve me ndërjetësimin e SHBA-ve. Grenell e mohoi në një intervistë me z. Berat Buzhala, se Shtëpia e Bardhë kishte plane të tilla.

Nëse kriza do të çojë në zgjedhje, me shumë mundësi Kurti dhe VV-ja do të dalin më të fuqishëm nga zgjedhjet. Vështirë të parashikohen zhvillimet nëse zgjedhjet e reja të parakohshme refuzohen.

Si është në vlerësimin tuaj Albin Kurti?

Kokëdhima: Kurtin nuk e njoh nga afër. E kam takuar në fund të vitit 2013, nëse nuk gabohem, së bashku me Shpend Ahmetin, në Tiranë. Albini ishte i shqetësuar për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe për projektin famëkeq të asosacionit të komunave serbe. E mora një dosje prej tij dhe organizova një fushatë të gjerë mediatike për informimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shqiptarëve për pasojat e rënda që shkaktonin:

1) Marrëveshja për Demarkacionin ishte akti më i ri dhe më i turpshëm i historisë dramatike të copëtimit të territoreve shqiptare në favor të sheteve fqinje. Ky projekt fatkeqësisht u realizua. Kosova i dorëzoi Malit të Zi 82 km2 nga trojet tona historike me votën e deputetëve të Kosovës të mashtruar me gjoja liberalizimin e vizave të BE-së.

2) Plani për ngritjen e asosacionit të komunave serbe për të bërë një shtet serb brenda shtetit të Kosovës synonte ta shkatërronte sovranitetin dhe vetë Republikën e Kosovës. Ky projekt, fatmirësisht ra.

Nga sa kam ndjekur mund të them se Kurti dhe Vetëvendosja janë nga të paktat prurje të reja emancipuese të politikës shqiptare në Ballkan. I kam lexuar me detaje lavdërimet dhe kritikat që u adresohen nga çdo anë. Unë nuk pres që Kurti të jetë Mesia. Nuk e mendoj as si Skënderbeun. Por duket qartë se ai është serioz, parimor, atdhetar, trim, i vendosur, i mençur dhe me kulturë shtetari. Kurti dhe Vetëvendosja sfidojnë në mënyrën më provokative moçalin e politikës së elitave të korruptuara në Tiranë e në Prishtinë, të cilëve nuk u del nga shpirti kultura e vjedhjes së shtetit dhe popullit, kultura e tradhëtisë së interesit kombëtar e publik për interesat e tyre meskine, kultura e shkatërrimit të sundimit të ligjit, kultura e ndërtimit të shtetit partiak dhe të qeverisjes autokratike.

Intervista e kryetarit të partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima për portalin Mekulipress

Etiketat e lidhura

“Zgjidhja”Koco Kokedhima
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 6 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 17 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën
Para 19 minutash

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 48 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.