‘Komandanti serb i Vdekjes’ dhe qentë e luftës

 

“Ne i jepnim llogari vetëm komandantit Mrtvi (I vdekuri). Ai ishte Zoti, ligji, Alfa dhe Omega, quajeni si të doni,” tha gjatë realizimit të dokumentarit të ri “Të Paidentifikuarit” Zoran Raskovic, një prej ushtarëve në njsinë e Minic, i cili u bë një dëshmitar kyç i prokurorisë në gjyqet për krime lufte të shokëve të tij në Beograd.

Minic ishte komandant i Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave, nëntë prej ish-anëtarëve të të cilës u shpallën fajtorë në shkurt të vitit 2014 për vrasjen e mbi 100 civilëve shqiptarë në prill dhe maj të vitit 1999, gjatë sulmeve në katër fshatra në Kosovë – Ljubenic, Qyshk, Pavljan dhe Zahac.

Megjithatë, muajin e fundit vendimi u anulua dhe çështja u dërgua për rigjykim.

Shumë aspekte të jetës së Mimic mbeten ende mister. Ai vdiq në Argjentinë në vitin 2005 nga SIDA, ndërsa ekstradohej në Serbi se akuzohej për krime lufte. Megjithatë, disa refuzojnë të pranojnë se ai s’është më gjallë.

“Minic me siguri është strehuar gjëkundi, dyshoj shumë të ketë vdekur. Asnjë s’e pa trupin e tij. Nuk erdhi as këtu në Serbi te gruaja dhe vëllai i tij, ku duhet të ishte,” tha për BIRN Ranko Momic, një tjetër ish-ushtar i njësisë së tij.

Lufta në Kosovë nuk ishte e vetmja ku Minic mori pjesë. Ai kishte luftuar më parë në të përgjakur serbe Gardës Vullnetare, një njësi paraushtarake e drejtuar nga Zeljko Raznatoviç, i njohur ndryshe si Arkani, i cili u akuzua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krime lufte gjatë konflikteve në Kroaci dhe Bosnje.

Minic u rikthye në qytetin e tij të Pejës pas luftës në Bosnje, që është edhe koha kur ai mori pseudonimin “Mrtvi”. Historia që fshihet pas pseudonimit të tij është po aq e frikshme sa edhe vetë emri.

“Ai ishte në mbrojtje të Arkanit dhe më pas familjes së tij i vjen një raport mbi vdekjen e tij, kështu që në Pejë u organizua një rojë. Mendoj se ai u kthye në shtëpi ndërsa familjarët qanin fotografinë e tij. Kështu e mori atë pseudonim,” shpjegoi Raskovic.

Shokët e tij të kohës së luftës e përshkruajnë si një njeri të mbrapsht dhe problematik, nevrik dhe të rreptë ndaj ushtarëve të rangut më të ulët. Momic tha se marrëdhëniet midis anëtarëve të njësisë së tij në Kosovë ishin të këqija, që ishte edhe arsyeja pse shumë ushtarë u larguan nga ajo.

“Minic ishte një person tepër i tensionuar dhe të gjithë duhet ta dëgjonin. Kushdo që nuk e dëgjonte, kishte probleme,” tha ai.

Kur u firmos Marrëveshja e Kumanovës, më 9 qershor 1999, duke shënuar fundin e luftës në Kosovë, trupat jugosllave u tërhoq dhe Miniq dhe disa nga shokët e tij shkuan në Mal të Zi, pastaj në Beograd.

Gjatë viteve 2000, “Mrtvi” dhe Rashkovici kishin një bandë kriminale që grabiste dyqane stolsh dhe banka. Ai rifilloi gjithashtu ish-karrierën e tij si truprojë – në Pejë ai kishte mbrojtur shefin e policisë Borislav Vlahovic, ndërsa në ditët e tij të pasluftës ai shërbeu si truprojë e Branislav Ivkovic, një ish-ministër i cili tani është anëtar i Partisë Progresive Serbe, që ëhstë edhe partia në pushtet.

Sipas burimeve të BIRN, Minic ishte informuar nga miqtë e tij të fuqishme se për të ishte përgatitur një aktakuzë për krime lufte dhe se ai duhej të largohej nga Serbia. Fillimisht, ai gjeti një strehë të sigurt në Afrikën e Jugut, ku vazhdoi karrierën e tij kriminale, dhe pastaj, disa vite më vonë, ai u vendos në Argjentinë.

Qentë e luftës

Ndërsa gjykata serbe vendosi se Minic dhe shokët e tij ishin anëtarë të Ushtrisë Jugosllave, disa ende dyshojnë se dikush tjetër ka pasur kontroll mbi veprimet e tij gjatë kohës së luftës. Edhe prokuroria serbe në fillim të gjyqit në Beograd filloi të besonte se skuadra e tij nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Jugosllave, por një njësi paraushtarake e njohur si “Çakallët” – emri që përdorej në radio si shenjë e tyre dalluese gjatë kohs së luftës.

Raskovic deklaron se “Çakallët” u krijuan në një tavernë në Pejë, kur “Mrtvi” u caktua komandanti i tyre.

“Çakallët” vepronin në mënyrë të pavarur nga komanda e Ushtrisë Jugosllave, por “Mrtvi” megjithatë kishte lidhje me ushtrinë, duke qenë se ai shkonte në komandë për këshilla,” shpjegoi Raskovic.

“Disa pjesë të shtetit në atë kohë krijuan qenë lufte. “Mrtvi” ishte qeni i tyre, që u shndërrua në një Cerberus dhe humbi kontrollin,” tha Raskovic, duke kujtuar kohën e “Mrtvi”-it në Kosovë.

Goran Petronijevic, avokati i ish-komandantit të Ushtrisë Jugosllave Toplica Miladinovic, i pandehuri kryesor në gjyqin për krime lufte, gjithashtu mendon se njësia e “Mrtvi” ishte një njsi paraushtarake.

“Ne pretendojnë se sulmet mbi fshatrat e Kosovës ishin një veprim i një grupi njerëzish të mbledhur përreth të ashtuquajturit “Mrtvi”, Nebojsa Minicit,” tha për BIRN Petronijevic.

Petronijevic tha se “Mrtvi” ishte një kriminel që para luftës, një njëri që komanda e ushtrisë s’mund ta urdhëronte të bënte asgjë, ndërsa vartësit e tij s’mund ta kundërshtonin apo refuzonin urdhrat e tyre.”

Megjithatë, anëtarë të tjerë të njësisë së tij shprehen se ata ishin anëtarë të rregullt të Ushtrisë Jugosllave, këmbëngulja më e madhe vjen nga Srecko Popovic, i cili pretendon se është ofenduar nga emri i “Çakallëve”.

“Emri “Çakallët” është përçmues për mua,” tha Popovic në gjykatë, duke shpjeguar se emri në fakt u referohet rrethit të ngushtë të “Mrtvi”-it brenda njësisë.

Momic gjithashtu beson se “Mrtvi” kishte grupin e tij brenda në skuadër, por se skuadra e tij ishte pjesë e Ushtrisë Jugosllave.

“Ai kishte një grup prej pesë deri në shtatë vetë që duhej të bënin gjithçka që thoshte ai. Komanda i jepte atij urdhra dhe ata ndoshta ata merrnin urdhra nga një nivel më i lartë,” tha Momic.

Megjithatë, gjykatësi vendosi se të akuzuarit ishin anëtarë të rregullt të Ushtrisë Jugosllave, duke qenë se ata të gjithë kishin karta identifikimi ushtarake dhe merrnin rroga nga ushtria.

Raskovic tha se ai kishte qenë dëshmitarë në disa raste kur njerëzit zgjidheshin për t’u ekzekutuar dhe vendimi nëse ata do të jetonin apo vdisnin varej nga humori i “Mrtvi”-it.

“Fjalia e tij e preferuar që i thoshte një të burgosuri ishte: ‘Sa vlen jeta jote?’ Dhe pastaj qëllonte të vëllanë ose të birin e të burgosurit dhe ai i jepet “Mrtvi”-it gjithçka që kishte,” risolli në mendje ai.

Edhe pse “Mrtvi” luftinte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si Raskovici ashtu edhe Petronijevici janë të bindur se arsyet pse ai iu bashkua luftës nuk ishin patriotike.

“Nëse “Mrtvi” do të ishte gjallë, unë nuk do të dëshmoja sot, sepse ai ishte një fanatik kokëkrisur,” tha Raskovic.

Krim dhe ndëshkim

Sipas Fred Abrahams nga “Human Rights Ëatch”,  i cili investigoi krimet e luftës në Kosovë, emri i Minic u përmend më shpesh nga ata që i mbijetuan luftimeve në Pejë.

Abrahams ishte ai që e identifikoi “Mrtvi”-n si një prej komandantëve që ishte i pranishëm gjatë sulmeve në fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahac.

Ai mblodhi fotografi të forcave serbe të pranishme në zonë dhe ua tregoi ato të mbijetuarve, të cilët njohën Minicin, gjë e cila e inkurajoi Abrahamsin të nxiste autoritetet serbe të ndiqnin penalisht komandantin.

Masakra e Qyshkës s’ishte krimi i vetëm për të cilin Minic nuk do të dënohet kurrë.

“Një rast që hetova ishte në qershor të vitit 1999, ishte familja e Isa Balaj. Bëhej fjalë për gjashtë anëtarë të familjes së tij, katër prej të cilëve ishin fëmijë, të cilët u mbajtën në një shtëpi, u plaçkitën dhe u vranë. Ka prova të fuqishme që e lidhin Nebosja Minic me atë çështje,” Tha Abrahams për BIRN.

Autoritetet serbe nuk i ndaluan veprimet e tij gjarë luftës dhe nuk e deklaruan atë përgjegjës për to pas saj.

“Policia e dinte që ai po i bënte këto gjëra dhe e dinin se çfarë njeriu ishte ai. Kishin dosjen e tij. Ata duhet ta kishin ndaluar, jo unë, dhe nuk e di pse më pyetën në gjykatë se pse nuk bëra diçka për ta ndaluar, kur ata vetë nuk e bënë këtë gjë,” tha Momic.

Por Mimic nuk e pa kurrë veten si një kriminel, as në luftë apo paqe. Ai i përdori fjalët e tij të fundit për median ndërsa ndodhej në krevatin e një spitali në qytetin Mendoza në Argjentinë, për të këmbëngulur se ai nuk ishte njeri i keq.

BIRN

SHKARKO APP