Komiteti serb i Helsinkit: Akademiku ka të drejtë, Kosova është e pavarur

 

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka mirëpritur, siç ka thënë, “aktin e guximshëm” të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiç, për të pranuar realitetin se Kosova është shtet i pavarur.

Sipas Komitetit të Helsinkit, kjo deklaratë është e rëndësishme, sepse ajo distancohet nga “politika e dëmshme” dhe “roli që ka pasur Akademia në krijimin e projektit të Serbisë së Madhe”.

Komiteti i Helsinkit ka thënë gjithashtu se është e papranueshme deklarata e presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i cili dënon aktin e Kostiçit. Më herët, Vladimir Kostiç, ka deklaruar se Kosova faktikisht dhe formalisht është e humbur për Serbinë.

SHKARKO APP