Konjufca: Nuk ka përplasje me LDK-në për kryeministër, ja kur përfundojnë negociatat për qeverinë e re

“Nuk ka përplasje me LDK-në sa i takon kandidatit për kryeministër. Për 10 ose 14 ditë përfundojmë negociatat”. Kështu deklaroi Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Deklarata e tij erdhi pas një takimi që u zhvillua sot mes dy subjekteve.

“Nuk ka përplasje sa i përket kryeministrit. Kurrë nuk është kontestuar fakti se kryeministri i Kosovës, pas pamundësisë së arritjes së koalicionit parazgjedhor me LDK-në, prej atij momenti ne ua kemi shpjeguar se kryeministri zgjidhet përmes popullit. Ne ua lam qytetarëve atë, dhe kjo tashmë është e qartë se mandatari për kryeministër i takon subjektit, i cili ka fituar më së shumti vota”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?