​Konjufca: Qeveria nuk formohet pa koalicione

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se nuk ka ende kandidat për postin e kryeparlamentarit pasi gjithçka do të jetë pjesë e bisedimeve për koalicion të mundshëm.

Ai konfirmoi se ka pasur një ftesë për takim vetëm për LDK. Në lidhje me gjuhën e ashpër ndaj kësaj partie, Konjufca tha se edhe ndaj tij ka pasur ofendime, por nuk ka hatërmbetje dhe është i gatshëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit.

Konjufca tha se ka synuar që të qeverisin të vetëm, por rezultati dikton një plan B dhe duhet të ketë një koalicion.

”Politika është t’i kuptojmë interesat, por interesat që i përfaqësojmë s’janë tonat, por të Republikës së Kosovës. Këtu është vetëm bashkëpunimi. Është përpjekja për ta çuar Kosovën përpara së bashku, sepse veç e veç nuk kemi mundësi. Demokracia dhe politika e kërkon pikërisht këtë”.

SHKARKO APP