Koronavirusi/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

Koronavirusi në Kosovë vijon të marrë jetë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 6 të vdekur. Deri tani e kanë humbur betejën me Covid-19 124 persona.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është ulur numri i personave të rinj të infektuar me Covid-19, ku kanë rezultuar pozitivë 103 persona nga 459 teste të kryera.

Lajmi i mirë nga Kosova është se janë shëruar 95 persona. Aktualisht janë 2708 raste aktive me Covid-19.

SHKARKO APP