Koronavirusi/ Kosova dhe Serbia shpallin gjendjen e jashtëzakonshme (Masat drastike)

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik. Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Vendimi i Qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi.

Ndërsa sipas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik.

Sot janë konfirmuar 4 raste të reja me coronavirus në Kosovës duke çuar në 9 numrin total të të prekurve me coronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, vlen të theksohet masa që ka marrë Serbia e cila duket jo e zakonshme por e kuptueshme ndërsa ka vendosur që të gjithë personat mbi 65 vjeç do të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, ndërkohë që do të kufizohen oraret për frekuentimin e bareve dhe restoranteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ushtria do të ruajë të gjitha spitalet në ketë shtet. Raportohet se kush e thyen izolimin do të denohet me 3 vjet burg ndërsa me shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme, Serbia ndalon gjithashtu edhe hyrjen në vend të të gjithë shtetasve të huaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?