Koronavirusi, Mustafa: Nuk kemi pse presim më shumë, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të bashkëpunojnë në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi për shkak të Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme sepse Kosova po përballet me një fatkeqësi që do të shpërndahet në të gjithë territorin e saj.
Postimi i plotë
”Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset.
S’munden vetëm mjekët.
Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria.
S’duhet humbur kohë.
Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt.
Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzskonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!
Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi propocione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll. IM”