Koronavirusi prek Këshillin Prokurorial të Kosovës, infektohen dy zyrtarë

Dy zyrtarë të administratës të Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë dalë pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa rastet tjera të kontaktit edhe pse rezultuan negativ, janë liruar nga puna për të qëndruar në vetë izolim.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Astrit Kolaj, nga zyra e informimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas tij, Këshilli Prokurorial i Kosovës në koordinim dhe bashkëpunim me IKSHP-në, i ka marrë gjitha veprimet e duhura, ku ka testuar të gjithë personat që dyshohej për infektimin me coronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e vërtetë që dy persona nga administrata e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë dalë pozitiv me COVID 19. Pas rasteve të paraqitura, Këshilli Prokurorial i Kosovës në koordinim dhe bashkëpunim me IKSHP-në ka marrë gjitha veprimet e duhura, ku ka testuar të gjitha kontaktet e personave të dalë pozitiv, ndërsa të gjithë kontaktet kanë dalë negativ. Të gjitha rastet e kontaktit edhe pse kanë dalë negativ në testin e bërë, janë liruar nga puna për të qëndruar në vet izolim”, ka thënë Kolaj për Telegrafin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kolaj po ashtu shtoi se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë dezinfektimin e objektit dhe gjitha masat tjera të nevojshme për mbrojtje nga COVID-19.

“Këto raste nuk i kemi mbajtur të fshehura, por kemi vepruar në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse për të marrë gjitha masat e nevojshme mbrojtëse”, ka thënë ndër të tjera, Astrit Kolaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?