Koronavirusi, Prishtina futet në karantinë
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka marrë vendim për shpalljen e Prishtinës si zonë karantine.
Ai është thënë të ketë marrë këtë vendim në konsultim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe pas konfirmimit të marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për 27 raste të reja të prekura me sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi.
Në një komunikatë për media është thënë se 20 nga 27 personat e prekur janë nga Prishtina.
Një vendim të ngjashëm, sot Ministri Vitia për shpalljen zonë karantinë e ka marrë edhe për komunën e Ferizajt, pasi dyshohet se banorët e kësaj komune kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personin e infektuar me Covid-19.
Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 250 persona, 52 janë shëruar dhe 7 kanë vdekur.