Korrigjimin e lejon ligji ndërkombëtar, dëbimin jo

Mund të jetë një marrëveshje që do të sjellë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan, por mund ta zhysë rajonin edhe në konflikte të reja.

Komuniteti ndërkombëtar edhe një herë ngul sytë kah Kosova dhe Serbia.

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e kanë thënë publikisht se mund t’i ndryshojnë kufijtë në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mbështetësit e idesë thonë se nëse vendet merren vesh, ajo nuk mund të destabilizojë rajonin dhe as të ketë domino efekt.

Ndërsa kundërshtuesit thonë se prekja e kufijve hap kutinë e Pandorës në Ballkan ku Bosna e Maqedonia do të preken të parat.

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve në një intervistë për REL tregon nëse marrëveshja është në parim me të drejtën ndërkombëtare.

Rel: Z.Ellis si e komentoni gatishmërinë e BE-së dhe SHBA-së për të diskutuar idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë?

Mark Ellis: Ekziston një opinion i ndarë për këtë çështje në skenën ndërkombëtare. Një numër vendesh janë të shqetësuar se ky lloj i ndarjes është në kundërshtim më dëshirën ëpr të pasur një vend apo më shumë vende multikulturore, përcjell Telegrafi. Por në anën tjetër janë SHBA, Rusia dhe disa vende të Bashkimit Evropian që kanë thënë se ky është një vendim që do të merret nga Kosova dhe Serbia, dhe nëse ato i plotësojnë standardet ndërkombëtare dhe i sigurojnë të drejtat e pakicave, mund të hyjnë në një marrëveshje që do të qoj në shkëmbim territoresh, transmeton Telegrafi.

Një gjë e tillë nuk është e paprecedent, ka shembuj në histori si India dhe Bangladeshi, Greqia dhe Turqia apo ndarja e Çekosllovakisë. Por është e rëndësishme që popullsia që do të qeveriset nga një vend tjetër të jetë e mbrojtur.

Rel: Siç thatë edhe ju ka zëra kundërshtues që thirren në ligjin ndërkombëtar si barrierë për ndryshimin e kufijve. A e lejon ligji ndërkombëtar ndryshimin e kufijve nëse vet shtetet pajtohen?

Mark Ellis: Kjo është një fushë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare, por ligji ndërkombëtar e mbështet transferimin e territoreve. Ligji ndërkombëtar është më mbrojtës për transferimin e popullsisë. Me ligjin ndërkombëtar është legale që shtetet të pajtohen për shkëmbimin e territoreve, por është e rëndësishme mbrojtja e pakicave në të dyja territoret.

Rel: Serbia ende nuk e njeh kufirin e Kosovës, si mund të ndryshoj ky kufi?

Mark Ellis: Nëse Serbia hyn në këtë lloj dialogu, kjo sugjeron se në fund ajo do ta njoh shtetin e Kosovës nëse një gjë të tillë nuk e bën tani. Kjo mendoj se është ajo që duhan të shohin disa faktorë ndërkombëtar. Janë mbi 100 vende që e njohin Pavarësinë e Kosovës. Nëse këto dy vende vijnë me një marrëveshje për shkëmbimin territorial, Serbia do ta njeh në fund Kosovën. Nëse vendet pajtohen për shkëmbime, komuniteti ndërkombëtar do t’i mbështesë, por kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore.

Rel: Ka disa shembuj të shkëmbimeve territoriale në botë, a kanë funksionuar?

Mark Ellis: Disa kanë funksionuar e disa jo, por në përgjithësi ka shembuj që kanë funksionuar. Ndarja e Indisë me Bangladeshin ka funksionuar, shkëmbimi i territoreve mes Turqisë dhe Greqisë ka funksionuar, pastaj Çekosllovakia është ndarë në mënyrë paqësore. Mendoj se në fund askush nuk dëshiron ndarje në baza etnike. Sipas meje ky nuk duhet të jetë synimi. Por, është e drejt sovrane e shteteve të marrin një vendim të tillë.

Në vazhdim kemi disa raste kur janë bërë shkëmbime të territoreve dhe popullsisë mes shteteve.

India dhe Pakistani
Shpërngulja më e madhe e popullsisë ka ndodhur nga ndarja e këtyre vendeve. Myslimanët kanë kërkuar formimin e një shteti të tyre pasi udhëheqja hinduse nuk ka dhënë garanci se popullsia myslimane do të trajtohet në mënyrë të barabartë me atë hinduse.

Pasi britanikët janë larguar me shpejtësi nga këto territore hindusët dhe myslimanët që kanë gjetur veten në “territore të gabuara” kanë lëvizur në masë të madhe, rreth 15 milion. Gjatë kaosit janë vrarë rreth 1 milion persona dhe janë përdhunuar mbi 100 mijë gra.

Turqia dhe Greqia
Pas disfatës së osmanëve në Luftën e Parë Botërore, aleatët fitimtare manovruan duke ndarë territoret osmane.
Në vitin 1923 u nënshkrua një traktat në Lozanë të Zvicrës, ku parashihte dëbimin e një numri prej 1.5 milion të krishterësh ortodoks nga Turqia dhe një numri tjetër të myslimaneve nga Greqia.

Izraeli dhe Palestina
Izraeli nuk ka pasur kufij nga vitin 1948 ndërsa palestinezët nuk kanë pasur kurrë shtet.

Çekia dhe Sllovakia
“Revolucioni i kadifenjte” me 1989 ka quar në ndarjen paqësore mes dy vendeve.

Skocia dhe Britania
Skocia ka mbajtur një referendum për t’u shkëputur apo jo nga Britania e Madhe, por skocezët kanë vendosur të jenë pjesë e unionit.

/Rel/

SHKARKO APP