Korrupsioni po ndodh për shkak të ligjeve

 

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë thënë se gjenerimi i korrupsionit në fushën e prokurimit publik nuk po ndodh për shkak të mungesës së ligjeve, por si pasojë e zbatimit të ligjeve sipas tekeve të njerëzve.

Petrit Zogaj nga lëvizja “Fol” dhe Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” janë pajtuar me pretendimet e Agjencisë Kundër Korrupsionit se prokurimi publik është fusha që më së shumti po gjeneron korrupsion në Kosovë, raporton “Epoka e Re”.

Siç thonë ata, ky fenomen negativ në shoqërinë tonë po ndodh edhe për shkak të mosndëshkimit të shkelësve të ligjit nga organet e drejtësisë.

SHKARKO APP