Kosnett në Kosovë: Marrëveshja e Washingtonit s’mjafton për të vazhduar dialogun Prishtinë-Beograd

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka ardhur në përfundimin se administrata e Trump ka bërë një punë të mirë sa i përket marrëveshjes së Washingtonit, për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Kjo është deklarata që ambasadori amerikan në Kosovë Filip Kosnett tha për mediat vendase.

Sipas Kosnet, marrëveshja e bërë në Washington në shtator të vitit të kaluar, mes Prishtinës dhe Beogradit në prezencë të ish presidentit Donald Trump, është shqyrtuar me kujdes dhe është pjesërisht e vlefshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosnet tha se kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë të takohen nën patronazhin e BE-së, marrëveshja e Washingtonit nuk mjafton për dialogun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka elemente të tjerë politikë që nuk janë diskutuar në atë marrëveshje.

Sa i përket 2 “non -paper”-ave të fundit që po qarkullojnë në media për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, Ambasadori tha se nuk ka dijeni se kush i shkruan këto dokumente, por kushdo që po i shkruan me siguri gëzohet nga reagimi i tepruar.

Ai ka theksuar se as SHBA e as partnerët evropianë nuk kanë fare interesim për të nxitur apo shtyrë çfarëdo shkëmbimi territori në Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?