Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 11:58 Veliaj kërkon të marrë pjesë në seancat gjyqësore, letër gjykatës. I përgjigjet Altin Dumani… Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar për herë të parë që prej muajit shkurt të këtij viti të marrë pjesë në seancën gjyqësore…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hashim Thaçi
  • Rama
  • Spiropali
  • Veliaj
  • Brajan Gruda
  • Rruga Berat-Këlcyrë
  • Dokumentet biometrike
  • Trump
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hashim Thaçi
  • Rama
  • Spiropali
  • Veliaj
  • Brajan Gruda
  • Rruga Berat-Këlcyrë
  • Dokumentet biometrike
  • Trump
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova 12 vjet shtet i pavarur, Presidenti Meta letër Hashim Thaçit

Kosova E hënë, 17 Shkurt 2020 09:41
Kosova 12 vjet shtet i pavarur, Presidenti Meta letër Hashim Thaçit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka uruar homologun e tij, Hashim Thaçi, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një letre, Preisidenti Meta uron “që përpara sfidave të tjera aspak të lehta, në Kosovë të mbizotërojë uniteti përreth objektivit strategjik për integrimin europian dhe euro-atlantik si dhe njohjen e mëtejshme në arenën ndërkombëtare”.

Mesazhi i urimit i Presidentit Meta drejtuar Presidentit Thaçi me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

I nderuar Zoti President,

Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ju përcjell urimet më të përzemërta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Kosova ka hyrë tashmë në dekadën e dytë të saj si shtet i pavarur dhe sovran, me një demokraci edhe më të gjallë e dinamike.

Kjo etapë e re e konsolidimit të shtetit të Kosovës jam i sigurt se do të shoqërohet me një hov të ri edhe në marrëdhëniet vllazërore dhe bashkëpunimin ndërmjet nesh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane.

Uroj që përpara sfidave të tjera aspak të lehta, në Kosovë të mbizotërojë uniteti përreth objektivit strategjik për integrimin europian dhe euro-atlantik si dhe njohjen e mëtejshme në arenën ndërkombëtare.

Unë do të vazhdoj të jem përkrah jush në këtë rrugëtim që kërkon përkushtim dhe punë të palodhur të të gjitha institucioneve të Kosovës.

Njokësisht, kam besim se përfaqësimi i njëzëshëm i Kosovës dhe koordinimi me partnerët strategjikë do të mundësojnë edhe finalizimin e suksesshëm të dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve përmes një marrëveshjeje që njeh pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e pakthyeshëm territorial të Republikës së Kosovës.

Me urimet më të sinqerta për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Kosovës, dhe dëshirën e forcimit të marrëdhënieve tona vllazërore në të gjitha rrafshet, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Ilir Meta

Mund t'ju interesojë

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë

Para 44 minutash
Tjetër dënim me burg për Hashim Thaçin në Hagë, shpallet fajtor për “pengim të drejtësisë”

Tjetër dënim me burg për Hashim Thaçin në Hagë, shpallet fajtor për “pengim të drejtësisë”

Para 1 ore
Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

hashim thaciilir metakosova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Veliaj kërkon të marrë pjesë në seancat gjyqësore, letër gjykatës. I përgjigjet Altin Dumani…
Tani

Veliaj kërkon të marrë pjesë në seancat gjyqësore, letër gjykatës. I përgjigjet Altin Dumani…

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë
Para 44 minutash

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë

Shorti i ëndrrave/ Shqipëria, Kosova dhe Greqia mund të përfundojnë në të njëjtin grup
Para 49 minutash Exclusive

Shorti i ëndrrave/ Shqipëria, Kosova dhe Greqia mund të përfundojnë në të njëjtin grup

Finlanda kërkon dialog me Rusinë pas luftës: Europa të mos varet vetëm nga SHBA
Para 54 minutash

Finlanda kërkon dialog me Rusinë pas luftës: Europa të mos varet vetëm nga SHBA

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 15 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 21 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 13 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 13 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.