Kosova bën të detyrueshme vendosjen e maskave kudo në hapësirat publike

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që autoritetet të vendosin që maska të jetë e detyrueshme në ambjentete publike.

Ministrisë e Shëndetsisë ka vendosur gjithashtu që institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë.

Masat e reja mbrojtëse ndaj koronavirusit në Kosovë janë;

? Obligohen institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë

? Të reduktohet stafi

? Të shtohen kontrollet nga inspektoratet

? Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni

? Maskat janë obligative gjatë gjithë kohës në hapësira publike

? Puna në institucione duhet të organizohet në përputhje me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë.

SHKARKO APP