Kosova dhe Serbia ulin tensionet në Bruksel

Serbia dhe Kosova do të përfaqësohen me nivelin më të lartë politik në takimin e së martës në Bruksel.

Në raundin e bisedimeve me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të jenë presidentët dhe kryeministrat e dy vendeve.

Takimi vjen pas  tensioneve për arrestimin e Haradinaj dhe trenin serb.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri Isa Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë nga pala serbe, kryeministri Vuçiç ka deklaruar se delegacioni do të kryesohet nga Presidenti serb Nikoliç.

Ai gjithashtu ka shtuar se për Serbinë është e rëndësishme që të shmangen konfliktet e mundshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?