Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova dhe Serbia zhvendosin betejën në Nju Jork

Forum E mërkurë, 8 Shtator 2021 20:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila nis punimet më 18 shtator në Nju Jork, pritet të jetë një rast i mirë për diplomacinë e Kosovës që të lobojë për çështjet që janë me interes për vendin, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Përderisa, debatet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara fillojnë më 25 shtator dhe zgjasin deri më 1 tetor, tashmë në Nju Jork ka arritur një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i latë i ministrit të Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ekipi, i cili merret me përgatitjen e vizitës së delegacionit të Kosovës në Nju Jork, tash e disa ditë po qëndron në Nju Jork, ndërkohë që një pjesë e delegacionit tashmë ka arritur atje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57

“Ditën e djeshme (të hënën), në Nju Jork ka arritur edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli, i cili gjatë kësaj periudhe 10-ditore do ta ketë një agjendë jashtëzakonisht të ngjeshur me më shumë takime bilaterale me përfaqësues ose udhëheqës të shteteve nga mbarë bota. Natyrisht që në delegacion të Kosovës do të jenë e dhe presidenti (Hashim Thaçi) dhe kryeministri (Ramush Haradinaj). Pra, agjenda që nga dita e djeshme ka filluar për ministrin e Punëve të Jashtme, si udhëheqës i diplomacisë së Kosovës. Presim rezultate në këtë drejtim, brenda 10 ditëve të ardhshme”, tha Zyberaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shprehet mjaft skeptik se diplomacia e Kosovës do të mund të jetë efektive në realizimin e objektivave të saj gjatë qëndrimit në Nju Jork. Sipas tij, përvojat e deritashme kanë treguar se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, diplomacia e Kosovës nuk ka arritur t’i shfrytëzojë në dobi të saj takimet bilaterale me diplomatët botëror. “Diplomacia nuk i ka shfrytëzuar mundësitë e tilla maksimalisht.

Ka pasur takime formale dhe improvizime, si dhe tentime që kjo qasje të prezantohet si një arritje e madhe, mirëpo, realiteti i ka demantuar shumë herë. Pra, edhe kësaj radhe nuk mund të pritet shumë efekt nga kjo vizitë e liderëve kryesorë kosovarë, sepse nuk ka indikacione se ka pasur përgatitje të mëdha dhe strukturale për ta shfrytëzuar këtë moment”, theksoi Muhaxhiri. Megjithatë, Zyberaj thotë se diplomacia e Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të orientohet në realizimin e të paktën dy objektivave.

“Fokusi ynë në punimet e këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të jetë lobimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, që praktikisht është një qëllim jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë, jo vetëm të shtetit tonë, por edhe për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Gjithashtu do të kemi takime me qëllim të shtimit të numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës.”, tha Zyberaj. Por, a mund të shihet qëndrimi i delegacionit të Kosovës në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si mundësi e jashtëzakonshme për realizimin e objektivave diplomatike të Kosovës? Analisti Muhaxhiri e pohon një mundësi të tillë, por sipas tij, realizimi i kësaj mundësie është vështirë për t’u besuar.

“Mundësia është e jashtëzakonshme, mirëpo, qasja kosovare është e zakonshme. Duke e njohur mënyrën se si funksionon diplomacia e Kosovës, ku ka shumë persona jomeritorë – që kanë pozita të larta dhe që vendosin për mënyrën e funksionimit të diplomacisë së Kosovës dhe po ashtu partizimi (personat e partive politike) i skajshëm, i cili i lë jashtë kuadrot e mira që do të mund të kontribuonin, por që nuk janë pjesë të partive apo të politikës, e të cilët do duhej të shfrytëzoheshin maksimalisht si aset për krijimin e një strategjie diplomatike kosovare – nuk është e pritshme që të arrihet ndonjë sukses i madh”, u shpreh Muhaxhiri. Sidoqoftë, Muhaxhiri shpreh mendimin se në rast se Kosova arrin anëtarësimin në INTERPOL, kjo do të jetë më shumë si rezultat i ndonjë kompromisi apo marrëveshjeje të bashkësisë ndërkombëtare, se sa arritje e diplomacisë së Kosovës.

Sipas tij, Kosova tash e disa kohë është në mbrojtje diplomatike ndaj Serbisë, e cila po shënon përparime karshi asaj të Kosovës dhe kjo, siç thotë ai, është e dukshme edhe në prezantimin e mediave ndërkombëtare. Në anën tjetër, Zyberaj ka theksuar se ofensiva diplomatike e Serbisë karshi Kosovës ka nisur që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 dhe asnjëherë nuk është ndalur. Por, sipas tij, diplomacia e Kosovës ka vënë përpara realizimin e objektivave të veta, të cilat janë në interesin e vendit dhe nuk janë të orientuara kundër askujt.(rel)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 4 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 16 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 31 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.