Kosova do dënojë VIP-at që thonë se s’ka Covid-19

Një nismë e veçantë ka gjasa të miratohet në Kuvendin e Kosovës, e prezantuar nga Vjosa Osmani, si një ndër pikat për të parandaluar dhe luftuar përhapjen e Covid-19. Osmani theksoi se persona me pozitë dhe me ndikim në shoqëri, përhapin informacione të rreme se nuk ka virus.

”Nëpërmjet këtij projektligji të parashikojmë ndëshkimet në veçanti për ata persona që pozitën apo ndikimin e tyre në shoqëri e keqpërdorin për të shpërndarë dezinformata se nuk ka virus. Pra, duket të ketë ndëshkime konkrete për persona të tillë, për dëmin që bëjnë në shoqëri në kohë pandemie [i cili] është jashtëzakonisht i madh dhe dezinformata të tilla nuk duhet të kalojnë të pandëshkuara”.

 

SHKARKO APP