Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kosova E hënë, 28 Korrik 2025 15:00
Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Kjo pasi ka dështuar edhe tentative e 54 për konstituimin e Kuvendit. Sipas koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, mandati i deputetëve duhet t’u kthehet sërish qytetarëve, pasi siç thonë ata, partitë që deri tani ishin në opozitë “dëshmuan se nuk kanë vullnet për konstituim të legjislaturës së nëntë dhe për formim të institucioneve të reja” pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se LDK-ja dhe Nisma Socialdemokrate hezituan që të bëhen pjesë e qeverisë së ardhshme, duke konstituuar fillimisht Kuvendin.

“Në fakt nuk ka ndonjë mundësi tjetër, për shkak se nëse s’ka marrëveshje, atëherë konfirmohet që ekziston mungesa e vullnetit çfarëdo të secilit subjekt politik për t’u bërë pjesë e zgjidhjes. Në momentin kur nuk e ke vullnetin për t’u bërë pjesë e zgjidhjes te partitë, në veçanti këto opozitare të deritashme, atëherë duhet t’u kthehet mandati atyre që ta kanë dhënë mandatin për të bërë zgjidhje. Të gjitha partitë garojnë për të qeverisur, qoftë sado e vogël partia apo sado që të kenë domethënë shtrirje apo mbulim të territorit, gjegjësisht të votave në Republikën e Kosovës, ata synojnë që të kenë pjesë në qeverisje. Në situatën aktuale janë partitë të cilat hezitojnë, si rasti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përgjigjja e të cilës ka qenë negative në raport me ftesën për bashkëqeverisje. Atëherë duhet shkuar dhe pyetur votuesit se për çfarë mandati janë ata në një palë zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme parlamentare”, thotë ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pasi dështuan të shtunën të konstituojnë Kuvendin, Gjykata Kushtetuese prej sot, 27 korrik, deri më 8 gusht 2025, ua ka ndaluar deputetëve të kenë vendimmarrje, duke vendosur masë të përkohshme pas ankesave të PDK-së dhe LDK-së për mbarëvajtjen e seancës konstituive nga kryesuesi, deputeti i LVV-së, Avni Dehari. Për të mos ardhur në këtë gjendje, anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, thotë për KosovaPress se partia e tij është treguar konstruktive duke kërkuar nga subjektet politike të ulen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për krijimin e një shumice parlamentare që do të zgjidhte trupat e Kuvendit si dhe qeverinë e ardhshme, qoftë nga LVV-ja apo partitë që deri tani kanë qenë në opozitë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne nuk është se jemi shmangur ose kemi ikur nga asnjë takim, për aq sa kemi përgjegjësi. Normalisht kemi takuar edhe subjektet që deri tani janë në opozitë, por edhe Lëvizjen Vetëvendosje. Përpjekjet tona kanë qenë të vazhdueshme për të bërë një zgjidhje dhe për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës të dalë prej 9 shkurtit… Jemi në një situatë shumë të pafavorshme për vendin, duhet t’i thërrasim arsyes secili, duhet të heqë dorë secili prej ndonjë interesi të vet ose të subjektit të vet politik, në mënyrë që të arrijmë të krijojmë një shumicë parlamentare. Kjo s’do të thotë ndoshta veç me Lëvizjen Vetëvendosje, mund edhe subjektet që tash janë në opozitë. Por Lidhja Demokratike, nëse ka refuzuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë duhet të pranojë një ofertë tjetër. Jemi tash në një situatë kur 20 deputetë të Lidhjes Demokratike nuk mund të llogariten në asnjë krah. I kemi edhe nëntë deputetë të Listës Serbe, të cilët nuk i llogarit askush. Do të thotë, ne po tentojmë të krijojmë shumicë prej 61 deputetëve me 91 deputetë, sepse njëzet e nëntë janë jashtë loje”, thekson ai.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

Para 21 orësh
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Kosova ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt por ka mbetur pa institucione të reja si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, që më pas do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë. Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Procesi ka ngecur te pozita e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, e kanë propozuar deputeten Albulena Haxhiu. Nga partitë e tjera, ajo konsiderohet figurë e papranueshme.

Etiketat e lidhura

kosovazgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 9 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 35 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 40 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 44 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.