Kosova e pranon që Serbia ka zgjedhur Komandantin e Policisë në Mitrovicë

Publikohet raporti i Kuvendit të Kosovës mbi arritjet dhe Sfidat në Zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit me Beogradin, që është firmosur në prill të vitit 2013. Në raportin e Kuvendit të Kosovës mbi zbatimin e marrëveshjeve që mbanë datën 6 korrik 2018, zbulohet një pikë mjaft e rëndësishme që pritet që sjellë debat.

Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Kosova ka rënë dakord që të firmohet Drejtoria Rajonale Policore në Mitrovicë. Sipas marrëveshjes Serbia duhet të sigurojë një listë me numrin dhe gradën e punonjësve qeveritarë serbë të punësuar në Kosovë. Pika më e debatueshme është fakti, që Komandanti Rajonal i Policisë të zgjidhet mes dy emrave që do të propozojë Serbia.

Asokohe ana serbe u rekomanduan dy emra për postin, sipas raportit por të dy emrat janë refuzuar nga pala kosovare pasi njëri prej tyre nuk kishte shërbyer kurrë në PK, ndërsa tjetri ishte shkarkuar tri vite më parë për falsifikim dokumentesh. Por problemi qëndron në faktin se Kosova ka pranuar që Komandanti Rajonal i Policisë në veri të zgjidhet nga Serbia, e cila propozon dy emrat dhe njëri do të zgjidhet.

(Raporti i marrëveshjes së 19 prillit)

SHKARKO APP