Kosova, edhe bukën e siguron nga Serbia

 

Rreth 13 milionë euro është importi i miellit nga gruri brenda vitit në Kosovë, kryesisht nga Serbia, Hungaria dhe Austria.

Sipas Doganave të Kosovës, gjatë vitit 2014 janë importuar 53.8 milionë kilogramë miell, prej të cilave 53.6 milionë janë importuar nga Serbia.

Nëse i kthejmë në euro këto kilogramë mielli, del se janë importuar gjatë vitit 2014 mbi 13 milionë euro. Kurse për periudhën 9-mujore të këtij viti Republika e Kosovës ka importuar miell rreth 45.5 milionë kilogramë miell.

Nga këto shifra pothuajse të gjitha janë importuar nga Serbia, rreth 45 milionë kilogramë. Kjo i bie se për këtë periudhë 9-mujore Serbia ka eksportuar miell në Kosovë në vlerë prej 11.4 milionë eurosh.

Nga të dhënat e po kësaj ministrie, vendi importon gjatë një viti rreth 130 milionë kilogramë miell ose 130 mijë tonë për konsum të përgjithshëm, konsum për bagëtinë, grurë për mbjellje dhe për nevojat industriale.

SHKARKO APP