Kosova ekstradon në Bosnje një të dyshuar për vrasje

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të enjten është ekstraduar nga Kosova në Bosnje-Hercegovinë, një person i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë, që ka ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë.

“Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës”, ka thënë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur. Bosnje-Hercegovina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vend e ka njohur pasaportën e Republikës së Kosovës si dokument të vlefshëm, por qytetarëve të Kosovës u duhet një vizë për të hyrë në këtë vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Kosova ka vendosur masa reciprociteti mbi regjimin e vizave me Bosnje -Hercegovinën./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?