Kosova është vendi më i lirë në Evropë për të jetuar

Kosova është shteti më i lirë në Evropë për të jetuar më 2020, sipas një renditjeje të “CEO World”, një nga revistat më të njohura botërore për biznese.

Kosova është po ashtu ndër dhjetë vendet më të lira në botë.

“CEO World” ka mbledhur të dhënat nga shumë studime bazuar në indeksin e çmimeve, në Indeksin e Jetës si dhe në një mori shpenzimesh, sikur akomodimet, veshmbathjet, çmimet për udhëtime, internet, çmimet e mallrave e të ngrënit jashtë shtëpisë. Renditjet janë bazuar në pesë matës të mëdhenj: Kosto e jetës, qiraja, produkte ushqimore, restorantet e fuqia blerëse, transmeton Koha.net.

Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova është prapa të gjithave. Jo larg Kosovës është Maqedonia e Veriut që është e 113-a. Shqipëria është e 95-a, ndërsa pas saj menjëherë vjen Bosnja. Serbia është e 98-a në botë. Më mirë se këto shtete është Mali i Zi që qëndron në pozitën e 90-të, ndërsa Kroacia është shteti më i shtrenjtë për të jetuar në rajon. Ajo pozicionohet në vendin e 53-të në botë.

SHKARKO APP