Kosova hapi ambasadën në Jeruzalem, ambasadori palestinez në Beograd: Do të ndëshkohet, nuk është shtet
Ambasadori palestinez në Beograd Mohamed Nabhan ka reaguar pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Në një intervistë për “Kosovo onlinë” ai nuk e ka cilësuar Kosovën shtet, ndërsa paralajmëroi se do të ndëshkohet për hapjen e ambasadës.
“Kosova, e cila ende nuk është shtet, ka filluar shkeljen e ligjit ndërkombëtar në dëm të popujve tanë, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Lindjen e Mesme dhe kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, tha ai.
Ambasadori Nabhan shkon më tej, teksa e cilëson sulm ndaj të drejtave të popullit të tij.
“Ishte një sulm ndaj të drejtave tona dhe popullit tonë. Kosova në këtë mënyrë po shkel të drejtat e popullit Palestinez ndaj shtetit dhe kryeqytetit të saj. Prishtina po shkel gjithashtu ligjin ndërkombëtar sepse Jeruzalemi është okupuar nga Izraeli që nga 1967, dhe që një vend të bëhet një anëtar i organizatave ndërkombëtare dhe KB, ajo duhet t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar”, u shpreh ai.