Kosova heq tarifat për Serbinë dhe Bosnjen, Borell: Hap i rëndësishëm në këtë kohë krize

Prej ditës së sotme hyn në fuqi vendimi i qeverisë kosovarë për heqjen e tarifës 100 përqind për produktet serbe dhe boshnjake me reprocitet.

Deri më tani qeveria ka njoftuar për masat e reprocitetit të vendosura me Serbinë.

Ndërkohë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell e ka konsideruar të rëndësishëm vendimin për tërheqjen e tarifave.

“Jam i lumtur që qeveria e Kosovës vendosi të tërheqë plotësisht tarifat me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Është një vendimi rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është çelësi për të luftuar pandeminë e COVID-19” – shkruan Borell në Tëitter.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se ky vendim mori shumicë votash.

Ai gjithashtu u shpreh se kushtëzime i janë vendosur vetëm Serbisë ndërkohë që me Bosnjen tarifat janë hequr plotësisht.

 

SHKARKO APP