Kosova i kalon 500 pacientë të infektuar me koronavirus

Në Kosovë, numri i personave të prekur me koronavirus i ka kaluar 500, konkretisht 510.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën se ka konfirmuar edhe 30 raste të reja me koronavirus.

Në njoftimin e lëshuar për media, IKSHPK tha se ka testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore.

“Rastet pozitive janë raste kontakti”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të shtunën janë shëruar nëntë pacientë, duke e çuar në 93 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkohë betejën me koronavirusin në Kosovë e kanë humbur dymbëdhjetë pacientë.

SHKARKO APP