Kosova kundër “Mini-Shengen”, qeveria: Iniciativë pa vizion, nuk e mbështesim

Inciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonw! Prishtina zyrtare nuk lëkundet në qëndrimin e saj, dhe në ditën kur liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë takohen në Forumin e Bashkëpunimit Rajonal, qeveria e Albin Kurtit e cilëson si nismë pa vision atë të Mini Shengenit.

Kryeministri Kurti nuk ka marrë pjesë në forumin që po mbahet në Shkup. Në një përgjigjie me shkrim për Radion Evropa e Lirë, qeveria e Kosovës thotë:

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Ideja e “mini-Shengenit” Ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si organizator i takimit i bëri  thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme e cila sic thotë, krijonin një vizion për zhvillim real në rajon.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kundërshtuar vazhdimisht iniciativën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo projekteve që sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët.

SHKARKO APP