“Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë”, Thaçi përkujton masakrën e Rezallës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës.

Thaçi shprehet se edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.

“Plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishim forma të hapura të gjenocidit të shteti serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?