Kosova lidh autostradat drejt Shqipërisë e Maqedonisë

 

Kosova lidh autostradën drejt Shqipërisë me atë në ndërtim drejt Maqedonisë, dy projektet më të mëdha të infrastrukturës kosovare të rëndësishme edhe për gjithë rajonin.

Sapo u zhvillua sot ceremonia inauguruese e hapjes së nyjës lidhëse të Rrugës 6 ‘Arbën Xhaferi’ me Rrugën 7 “ Ibrahim Rugova”. Në ceremoni folën kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe ministri i Infrastuturës, Lutfi Zharku. Të gjithë së bashku, pak më parë, prenë shiritin e inaugurimit.

Në Kosovë, në 3 korrik 2014 është organizuar ceremonia me rastin e fillimit të ndërtimit të autostradës drejt Maqedonisë, Prishtinë-Ferizaj-Kaçanik-Hani i Elezit.

Ndërkohë, gjatë vitit 2016 pritet fillimi i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë (kufiri me Kosovën), me qëllim plotësimin e autostradës “Arbën Xhaferi” në pjesën maqedonase.

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është e gjatë rreth 60 kilometra, e një pjesë e saj, pas inaugurimit sot, do të jetë funksionale për qarkullimin e mjeteve.

SHKARKO APP