Kosova nderon djalin e nderë të Joe Biden me Medalje Presidenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të diele do të dekorojë me Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur nga tumori në tru më 2015. Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës në vitin 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Përmes një video-mesazhiBiden ka deklaruar se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden”. “Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj. Në atë kohë vuante ende plagët e luftës dhe kishte një sistem ligjor të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar”, i ka thënë Biden presidentes Osmani.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si zëvendës-president, ai së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?