Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova në muajin e dytë të grevës së përgjithshme në sistemin e arsimit

Aktualitet E martë, 27 Shtator 2022 21:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prindërit e nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë protestuan të martën në oborrin e kësaj shkolle me thirrjet që t’i jepet fund grevës së përgjithshme në sistemin e arsimit. E filluar më 25 gusht greva ka hyrë në muajin e dytë dhe ende nuk ka një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe sindikatave që do të mundësonte fillimin e vitit të ri shkollor.

“Siç po shihet greva tani veç ka marrë kahje politike dhe ka humbur karakteri i grevës, qëllimin dhe të gjitha. Kështu që kemi ardh edhe ne si prind në një situatë që tani më duhet të reflektojmë, ndoshta pak me vonesë po edhe ne nuk kemi besuar se do të merr kaq shumë kohë”, tha Besart Macula prind i një vajze në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ka qenë një pushim shumë i gjatë për fëmijët, është lidhur me pushimin veror dhe tash kjo po ndikon shumë negativisht por edhe ende nuk kanë përgjigje kur kanë me dal në banka shkollore. Psiqikisht po ndikon te fëmijët negativisht”, tha Krenare Osmani Gjukaj, nënë e dy fëmijëve në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vlora Vokshi nga Këshilli i Prindërve të shkollës bëri thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet qeverisë dhe sindikatave.

“Kërkesa jonë e vetme është të fillojnë fëmijët sa më shpejt mësimin shkollor. Kjo protestë nuk ka të bëj as që ne prindërit t’i mbajmë anën sindikatës së arsimit apo qeverisë por kjo kryesisht është për të mirën e fëmijëve tanë”, tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 2 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 5 orësh

Por gjetja e një zgjidhjeje mbetët e vështirë sipas kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili në një bisedë për Zërin e Amerikës theksoi gatishmërinë për një marrëveshje me qeverinë.

“Fatkeqësisht ky kryeministër është barrikaduar dhe unë uroj që anëtarësia të na jap sinjale tjera dhe ne si zë i tyre do të veprojmë ashtu siç vendosin anëtarësia. Uroj që ata të na japin sinjale të tjera sepse e pranoj është bërë kohë e gjatë, nxënësit janë jashtë shkolle dhe sidomos e kemi dhimbjen më të madhe te çerdhet sepse prindërit që punojnë në sektorin privat apo publik i kanë një mijë e 1 halle se ku t’i lën ato bebe të tyre dhe uroj që kjo situatë të ndërroj dhe të kemi një situatë shumë më të qetë”, tha zoti Jasharaj.

Punonjësit e arsimit kërkojnë 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit te Pagave. Qeveria ka ofruar 50 euro shtesë në muaj për pjesën e mbetur të këtij viti, në kuadër të një pakoje për përballjen me inflacionin. Takimet ndërmjet palëve deri tani nuk kanë prodhuar rezultat në përafrimin e qëndrimeve që do të hapte rrugë për t’i dhënë fund grevës e cila ka lënë jashtë procesit mësimor mbi 320 mijë nxënës.

“Besoni, të gjithë sindikalistët janë shumë të shqetësuar dhe nuk kanë dashur që të vijë deri te kjo por nëntë muaj ka munguar dialogu, e bën grevën me 25 gusht duke shpresuar së së fundmi atë javë do ta shfrytëzoj qeveria por ajo është barrikaduar dhe një qasje tejet negative ndaj sindikatave”, tha Rrahman Jasharaj.

Ndonëse disa shkolla kanë haur dyert për nxënësit, zoti Jasharaj thotë se më shumë se 98 për qind e sistemit arsimor është në grevë.

Partitë opozitare mbështesin kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, ndërsa po kërkojnë zgjidhje nga qeveria për t’i dhënë fund bllokadës në sistemin arsimor.

“Ne nuk shohim asnjë justifikim që të vazhdon situate e tillë, kjo është një krizë e cila për një ego të një kryeministri që nuk dëshiron të dialogoj dhe gjejë zgjidhje por gjen fuqinë që të tallet me mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre, ne mendojmë që është e paprecedentë kjo nuk ka ndodh ndonjëherë dhe nuk duhet të vazhdojë asnjëherë”, tha Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se plotësimi i kërkesës prej 100 euro në muaj do të ishte gabim meqë do të nxiste kërkesa të ngjashme të grupeve të tjera, ndërsa ka nënvizuar se greva është politizuar dhe po përdoret kundër qeverisë së tij.

Ekspertë të arsimit në Kosovë thonë se një ditë e humbur e mësimit në Kosovë ka rol shumë më të madh se në vendet tjera për shkak të ngecjes në cilësi që e karakterizon ende sistemin arsimor të vendit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 15 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.