Kosova në zgjedhje/Podujeva dhe Mitrovica zgjedhin sot kryekomunarët e rinj
Qytetarët e komunës së Mitrovicës dhe Podujevës do të zgjedhin sot kryetarët e rinj, duke respektuar masat anti-covid. Të zgjedhurit e popullit do të kenë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.
Qendrat e votimit, janë hapur që sot në orën 07:00 dhe pritet që të mbahen të hapura deri në 19:00, në mënyrë që qytetarët të shprehin vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Komuna e Mitrovicës Veriore ka mbetur pa kryetar nga muaji qershor, pasi Goran Rakiç nga Lista Serbe është emëruar zëvendës kryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Për të zënë vendin e tij garojnë: Milan Radojeviç i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviç. Ky i fundit kandidat i pavarur.