Kosova në zi, përcillet në banesën e fundit efektivi i policisë që u vra gjatë sulmit në veri

Kosova sot është në ditë zie, pas vrasjes së efektivit të policisë Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në veri të vendit.

Sot në orën 16:00, pritet të bëhet dhe varrimi i Afrim Bunjakut. Njoftimi është bërë në rrjetet sociale dhe është shpërndarë edhe nga familjari Afrimit, Artan Bunjaku.

I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendësi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP