Kosova nuk anëtarësohet në UNESCO
Kosova nuk arriti të anëtarësohet në UNESCO, pasi nuk mori votat e mjaftueshme nga vendet anëtare.
Kërkesa për anëtarësimin e saj mori 92 vota nga 95 të nevojshme për të qenë anëtare në këtë organizatë.
Më herët, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, rrëzoi me 89 vota kërkesën e Serbisë për shtyrje të votimit. Kjo kërkesë u mbështet nga 59 vende, ndërsa u abstenua nga 22 të tjerë.
Ky moment u përshëndet edhe nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm , Hashim Thaçi i cili përmes një postimi në Facebook u shpreh se “u fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje”.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati prezantoi para këshillit kërkesën për pranimin e Kosovën në UNESCO.