Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit për Peter Handke, thirrje edhe Shqipërisë
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.
Nëpërmjet një shënimi në Facebook, ai ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimit Nobel në Stokholm këtë vit. Njëkohësisht ai pret, që edhe Shqipëria të veprojë njësoj:
“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja jonë, znj. Shkëndije Geci Sherifi, do të bojkotojë këtë event për shkak të fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviçit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme,” ka shkruar Pacolli mëngjesin e kësaj të diele.