FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova përballë shifrave në rritje, mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus

Mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus regjistrohen në Kosovë, e cila po përjeton rritje të shifrave të COVID-19. Dje u konfirmuan 711 raste të reja me koronavirus, ndërsa ndërruan jetë 19 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive”, -ka njoftuar IKSHPK.

Po ashtu, IKSHPK njoftoi se janë raportuar 19 raste të vdekjes, duke çuar në 904 numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit. Numri total i rasteve pozitive të shtunën ka shkuar në 33 mijë e 588.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?