Kosova po coptohet
"Secilën herë gjuha të kërkon ty dhe mua. Sepse pa popullin fjala eshte tigër i padhëmb. E kjo do të thot se retorika kërkon gjithmon publikun. Gjuha mund të ndikoj apo edhe të ndryshoj mendimet, vendimet dhe veprimet e popullit. Një publik retorik është ai i cili ”pranon” të ndikohet nga diskursi politik dhe po ashtu, pranon të jetë bartës i ndryshimeve në shoqëri".
Nga Gëzim Mekuli
Do përpiqem t’ua tregoj!
Secilën herë gjuha të kërkon ty dhe mua. Sepse pa popullin fjala eshte tigër i padhëmb. E kjo do të thot se retorika kërkon gjithmon publikun. Gjuha mund të ndikoj apo edhe të ndryshoj mendimet, vendimet dhe veprimet e popullit. Një publik retorik është ai i cili ”pranon” të ndikohet nga diskursi politik dhe po ashtu, pranon të jetë bartës i ndryshimeve në shoqëri.
Manipulimi me fjalën «Destabilizim»
«Ju keni kancer dhe shpërndarje të qelizave të kancerit nëpër mushkëri», «Duhet të ndalojmë përparimin e kancerit dhe, këtë, sa më parë. Përndryshe jeta juaj është në rrezik», ishin fjalët e kryemjekut gjerman. «Kanceri ka përparuar dhe ne duhet t’a «destabilizojmë» zhvillimin e qelizave kancerogjene», ishte vendimi shkencor i mjekësisë gjermane. Pra, për të shpëtuar jetën time u kërkua «destabilizimi» i trupit dhe i qenjës sime. Për stabilizim të shëndetit u desht destabilizimi i qelizave të kancerit.
Në marrëdhënjet me publikun, shofim se si mediat me të madhe janë duke i përdorur tetë fjalë qëndrore për të përshkruar veprimin politik të opozitës: Këto janë: «destabilizim», «bllokim», «dhunë», «izolim» «»bllokim i punës së kuvendit», «anti demokratike», «po rrezikohet rendi dhe qetësia publike» dhe «rrezikimi i shteti i Kosovës».
"Qeveri demokratike"
Për opinionistët dhe analistët e «pavarur» fjala "Qeveri demokratike" është shprehje e shenjtë dhe kjo fjalë, brenda 4 orëve, u përsërit për më shumë se 137 herë nga mediat shqipe të Kosovës, përderisa fjala «destabilizim» dhe «bllokim» u përmend 239 herë. Nga gjuha e prodhuar nga këto media fjala «qeveri» paraqitet edhe si shprehje e Zotit.
Ndërtimi i publikut
Duke e përmendur «opozitën» , duke e cekur «fashizmin» dhe duke mbitheksuar «grushtshtetin», gazetarët e qeverisë kërkojnë të ndërtojnë një armatë partiake; është kjo një armatë partiake dhe ideologjike që botës, në Luftën e Dyte Botërore, do i kushtonte më shumë se 55 milionë njerëz të vrarë; E, kjo është e rrezikshme, tragjikisht shumë e rrezikshme.
Për propagandën qeveritare brengosja më e madhe është mënyra se si të tërhiqet vërejtja e publikut indiferent. Andaj shumë opionist të Isës thërrasin: «A dëshironi të izolohemi nga miqtë tanë ndërkombëtarë që na shpëtuan nga maskrat serbe?» Këtu kemi një bashkëshkrije të historisë së vjetër me historinë e re. Kjo mund të shkaktoj emocione të forta tek publiku. E shihni lexues te nderuar se sa i dukshem ështe përdorimi i patosit?
Retorika e Isa Mustafës po prodhon tensione, emocione dhe pakënaqësi të mëdha. Propaganda e mediave të Isa Mustafës po e ndan botën shqiptare në dy pjesë: atë të mirën (Qeveria) dhe atë të keqen (Opozita). «E mira dhe me fat» është Isa Mustafa dhe Hashim Thaci, ndërkaq «bota tjetër, ajo e dreqit, dhe e pafat», është Albin Kurti & Co. Të dashur lexues e lexuese, Kosova po shitet e po coptohet, gjersa vëmendja e opinionit tek xhamat e thyera po drejtohet.
Si pasojë e kësaj retorike qeveria ka arritur të krijoj një lloj klime lufte. Përmes fjalimeve politike, të cilat përbëjnë elemente të luftës speciale, është mundur të demonizohet një parti politike, një person apo një opozitë, e te mbiçmohet tjetra.
Fjala «dhunë» që po përdoret nga politikat në pushtet, është poashtu e papërshtatshme në marrëdhënjet me publikun. Sepse sipas kësaj logjike edhe UCK, që përdori «dhunën» për çlirim duhet të dënohet në pako për përdorim të dhunës.
Keni pyetur se pse analisti amerikan, Nicholas Gvozdev, vite më parë në revistën prestigjioze “Forign Affairs” ka deklaruar se statusi i Kosovës dhe kufijtë e saj janë dy çështje të ndryshme? Përderisa për statusin e Kosovës nuk mund të bisedohet, çështja e kufijve të Kosovës, sipas tij, mbetet e hapur.