Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit të një Kuvendi të ngrirë

Deri më 8 gusht Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar legjislaturën e nëntë. Njohësit e çështjeve kushtetuese shpresojnë që Gjykata Kushtetuese të sjellë jo vetëm një vendim të shpejtë, por edhe të qartë, ndryshe rrezikohet një krizë e rëndë.

”Përtej diskursit politik, besoj që Kosova ka hyrë në një krizë e cila nuk është më vetëm kushtetuese e politike, por edhe drejtpërdrejt me pasoja ekonomike dhe sociale. Në një situatë të tillë, vendi rrezikon që, përkundër masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, pas skadimit të këtij afati ose në rast të një vendimi të paplotë, të hyjë në një krizë më të thellë atë se si do të veprohet tutje”,-tha Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Kushtetuesja i dha Kuvendit afat 30-ditor për konstituim, por gjatë kësaj kohe deputetët asnjëherë nuk votuan për ndonjë kandidat për kryeparlamentar, por vetëm për ngritjen e një komisioni për votim të fshehtë. Sipas njohësve, kjo mund të jetë subjekt i interpretimit nga Kushtetuesja, e cila mund të përcaktojë nëse afati konsiderohet i konsumuar apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se Gjykata nuk jep një vendim deri më 8 gusht, mundësitë janë që masa e pezullimit të vazhdojë. Sipas njohësve, Kushtetuesja vendosi për masën e përkohshme pasi nuk dëshiron të lejojë që deputetët të shkelin Kushtetutën ose të ndërmarrin ndonjë veprim pa u trajtuar në baza meritore kërkesat e PDK-së, LDK-së dhe Presidentes Vjosa Osmani në lidhje me ngërçin institucional.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?