Kosova pret sot lajmin për liberalizimin e vizave

Në orën 16:00, Kosova pritet ta marrë lajmin e mirë për çështjen e liberalizimit të vizave. Zyrtarë të BE-së, pritet t’i njoftojnë liderët e Kosovës që ndodhen në Bruksel, se komisioni do të bëjë një rekomandim pozitiv për vizat.

Edhe pjesëmarrja unike e liderëve institucionalë në takimet e ditës së sotme në Bruksel, e sidomos të atij në orën 16:00, ku jepet lajmi për vizat, është një indikacion për lajmin e madh dhe se kjo tregon që të gjithë janë meritorë për këtë zhvillim, pa përjashtuar edhe opozitën.

Sidoqoftë, përfaqësuesve të Prishtinës u është kërkuar të jenë unikë, në të gjitha çështjet tjera eventuale që kanë të bëjnë me liberalizimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?