Kosova regjistron 587 raste me koronavirus dhe 6 viktima

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 587 raste me koronavirus, pas ekzaminimit të 2.813 testeve.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), janë regjistruar gjithashtu edhe 6 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).”,  thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 persona, ndërsa 9.782 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga fillimi i pandemisë autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 73.635 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.655 kanë vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?