Kosova regjistron 6 viktima dhe 730 raste të reja me koronavirus

Është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë. Autoritetet shëndetësore në 24 orët e fundit raportojnë se janë regjistruar 730 raste të reja me koronavirus pas ekzaminimit të 3.317 testeve.

Po në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima si pasojë e COVID-19. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç)”, thuhet në  njoftim.

Ndërkohë që nga COVID janë shëruar dhe 512 persona, ndërsa 10.530 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 76.110 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.688 kanë humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?