Kosova shënon 3 viktima nga koronavirus, ja sa raste të reja u regjistruan

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 3 viktima dhe 158 raste të reja nga COVID-19. Bilanci i sotëm nuk ndryshon shumë nga ai i djeshmi, teksa bie në sy se të tre viktimat janë regjistruar në qytetin e Gjilanit.Viktimat janë të moshave 79, 78, 76 vjeç.

Ndërkohë rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

SHKARKO APP