Kosova shënon 8 raste të reja, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se më 1 dhjetor janë shënuar tetë raste të reja nga testimi i 1398 mostrave.

Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike  janë shëruar edhe 14 persona, ndërkaq raste aktive me Covid-19 janë 314.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 2142 vaksina kundër koronavirusit.

SHKARKO APP