“Kosova varrosi Mini-Shengenin”, Berisha: Një nga shtyllat ishte popullimi i Shqipërisë nga serbët
Ish-Kryeministri Sali Berisha bëri deklarata të forta në studion e “Tempora”, se Mini-Shengeni ka një nga shtyllat e tij popullimin e Shqipërisë nga popullsia serbe. Sipas Berishës, ky projekt tashmë është varrosur për meritën e Kosovës.
Sali Berisha: Një nga shtyllat e Mini-Shengenit, popullimi i Shqipërisë me Serbë. Dua të them që Mini-Shengeni falë Kosovës u varros. Ky ligj ka kohë që është nisur dhe është në atë kuadër. Nëse u kujtohet, në deklaratat e tij, të vijnë këtu të punojnë, gjë e cila me problemet e pazgjidhura që kemi nuk është stadi, por projekti është ai që thashë unë. Për meritën historike të Kosovës e kalli tërësisht. Mini-Shengeni kishte në axhendë Samitin e Beogradit në fund të janarit. U hodh në Danub.