Kosova vitin e ardhshëm pret samitin e Natos
Kosova për herë të parë do të përfshihet në Asamblenë e Natos. Asambleja parlamentare e NATO-s për herë të parë ka futur në kalendarin e veprimtarive të veta Kosovën si vend pritës.
Këtë e ka bërë të ditur ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko në Facebook:" Asambleja Parlamentare e NATO-s për herë të parë ka futur në kalendarin e veprimtarive të veta Kosovën si vend pritës. Në Prishtinë (në nëntor 2016) do të mbahet Seminari Rose-Routh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Kjo u vendos dje në mbledhjen e drejtuesve të delegacioneve të Asamblesë Parlamentare në Stavanger të Norvegjisë ku mbahet sesioni i radhës. Në Maj të vitit tjetër ky sesion (me rreth 700 pjesëmarrës) do të mbahet në Tiranë".
Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar po në Facebook duke thënë se, ky është një lajm i mirë për Kosovën, pasi pas shumë përpjekjesh Sekretariati i Asamblesë vendosi që takimi Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vitin e ardhshëm të mbahet në Kosovë.
R.SH