Kosova Vjosa Osmani: Kjo nuk është qeveri e LDK-së
Kosova E Martë, 16 Qershor 2020 22:42
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk pendohet që nuk e ka votuar qeverinë e Kryeministrit Avdullah Hoti. Sipas saj kjo nuk është qeveri e LDK-së.
“Ne kemi qenë të qartë para qytetarëve. Kemi treguar se me kë do të bëjmë koalicion e me kë nuk do të bëjmë. Kemi synuar bashkëpunim me ata që nuk kanë abuzuar me pushtetin. Asnjë nga këto nuk shihet në qeverinë që është votuar në Kuvend së fundmi” – tha Vjosa Osmani në “A–Show”.