Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 09:31 Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit “Hija e Natës”, duke gjetur dhe sekuestruar tre automjete të vjedhura, të cilat dyshohet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosova voton të dielën, Elezi shpjegon fletën e votimit por nuk jep përgjigje për Kurtin: Puna e KQZ mbyllet pas certifikimit të rezultatit

Kosova E enjte, 11 Shkurt 2021 21:55
Kosova voton të dielën, Elezi shpjegon fletën e votimit por nuk jep përgjigje për Kurtin: Puna e KQZ mbyllet pas certifikimit të rezultatit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qytetarët më të drejtë vote në Kosovë do tu drejtohen kutive të votimit mëngjesin e të dielës për të zgjedhur qeverinë dhe kuvendin e ri.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes.

Mënjeherë më pas do të nisë numërimi i fletëvotimeve dhe pritet që brenda të dielës të kemi një rezultat paraprak sa i përket subjekjeve politike

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një intervistë për Ora News  tha se përgatitjet janë drejt fundit.

Elezi: Jemi pothuajse në përmbyllje të përgatitjeve për organizimnin e zgjedhjeve të së dielës. Ka mbetur që gjatë fundjavës, të shtunën në mëngjes bëhet shpërndarja e materialit të zgjedhjeve, përfshirë fletët e votimit, nga depoja qëndrore e KQZ në depot e 38 komisioneve komunale në Kosovë.

Ky material shpërndahet në dielën në mëngjes në të gjitha qendrat e votimit. Janë 888 qendra votimi me 2386 vendvotimi që do të hapen në 7 të mëngjesit dhe të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes. Ka qenë sfidues ky proces qoftë edhe për faktin e pandemisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E gjithë fushata është shoqëruar me polemika dhe tensioneve jo vetëm mes subjekteve politike por edhe të këtyre të fundit me KQZ.

Vetëvendosja akuzoi së fundi kryetaren e KQZ se po tenton të manipulojë listën e votuesve jashtë vendit, duke mos e publikuar atë.

Elezi: KQZ nuk komenton deklaratat që vijnë nga subjekte tgë ndryshme politike. Në javën e parë të shkurtit KQZ ka mbajtur një konferencë të përbashkët dhe me institucionet e tjera, përfshirë policinë dhe prokurorinë. Do të jenë 90 prokurorë të angazhuar gjatë gjithë ditës për të ndërhyrë nëse ka ndojë problem që do të cënojë integritetin e procesit zgjedhor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por tensionet mes partive me KQZ nisën që kur ky i fundit vendosi të lërë jashtë listave të gjithë ata kandidatë që kanë një vendim të mëhershëm penal. Mes tyre ishte edhe Albin Kurti.

Mund t'ju interesojë

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Para 16 orësh
Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39

Elezi: KQZ për procesin e certifikimit të kandidatëve ka bashkëpunuar me Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Në bazë të njoftimeve që kemi marrë kanë qenë 47 kandidatë që nuk kanë qenë në përputhje me këtë nen, KQZ nuk ka bërë certifikimin, procesi ka shkuar në institucione të tjera që i kanë dhënë të drejtë KQZ me disa përmirësime të vogla.

I pyetur sesi do të rregullohet kjo çështje nga KQZ, nëse VV shpallet fituese dhe Kurti kërkon karrigen e Kryeministrit, Elezi thotë se puna e Komisionit përmbyllet me certifikimin e rezultatit zgjedhor.

Elezi: KQZ nuk është institucion që procedon në çështje që kanë të bëjnë pas një procesi zgjedhor. KQZ përmbyll procesin me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.Më pas informon presidentin për rezultatin. Rezultatet përfundimtare certifikohen pasi të bëhet numërimi i fletvotimeve me kusht dhe të fletvotimeve që vijnë nga jashtë vendit që numërohet disa ditë pas ditës së zgjedhjeve. Mbrëmjen e të dielës do të kemi rezultatet preliminare. Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar suibjektet kanë afat për të paraqitur ankesat e tyre për këtë rezultat.

Po si voton një qytetar i Kosovës?

Elezi: Në ditën e zgjedhjeve një qytetar me të drejtë vote pasi të kryejë procedurën e  identifikimit i jepet një fletë votimi që vuloset pas. Votuesi duhet të zgjedhë në anën e majtë një nga 28 subjektet politike në garë ndërsa në anën e djathtë janë të renditur numrat nga 1 në 110 dhe votuesi mund të zgjedhë deri në 5 kandidatë për deputetë të atij subjekti politik. Nëse zgjedh një subjekt dhe më shumë se 5 kandidatë në këtë rast nuk llogaritet vota sa i përket kandidatëve por vetëm e subjektit politik. Nuk është me detyrim të zgjedhë 5 por jo më shumë se 5. Në Kosovë numërimi i fletëvotimeve bëhet në vendvotim, një ndryshim ky nga Shqipëria.

Në mediat kosovare një ditë më parë pamë edhe mbërritjen e thasëve me vota nga Diaspora. Elezi sqaroi për Ora News sesi po shkon ky proces.

Elezi: Aktualisht është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës. Periudha e regjistrimit ka qenë 13-21 janar. Kemi pasur 135 000 aplikime por janë konfirmuar 102100. Arsyeja e refuzimit ka qenë ose për shkak të mosplotësimit të zotësisë juridike ose e kanë dërguar aplikimin më shumë se një herë. Votimi përmes postës përmbyllet nesër në mesnatë. Deri tani kemi pranuar 16 mijë pako të supozuara me fletvotime.Pas verifikimit do ta dimë saktë sa është numri. Numërimi bëhet pas ditës së zgjedhjeve.

Etiketat e lidhura

KQZvalmir eleZizgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale
Para 10 minutash

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 40 minutash

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 53 minutash

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 1 ore

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 12 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 16 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 11 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 15 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.