Kosovë, 13 raste të reja me Covid-19, shkon në 125 numri i të infektuarve
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se pas testimeve të kryera sot edhe 13 personakanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke e çuar kështu në 125 numrin e personave të infektuar me këtë virus Kosovë. Ndërsa, deri tani 10 persona janë shëruar nga ky virus.
Sipas njoftimit të IKSHPK, rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.