Kosovë/ 3 viktima dhe 40 raste të reja me COVID-19 në 24 orë
Kosova E Shtunë, 15 Maj 2021 15:31
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre persona nga COVID-19.
Po ashtu, gjatë këtij harku kohor janë shënuar 40 raste të reja me koronavirus nga 2.135 teste të kryera.
Nga COVID-19 janë shëruar edhe 358 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.165. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455.